Publikohet formacioni më i mirë për muajin janar në Europë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar formacioni më i mirë për muajin janar nga top kampionatet europiane, transmeton Gazeta Metro.

‘Globe Socccer’ ka përpiluar një 11’she që sipas tyre është formacioni më i mirë për muajin janar, bazuar në përformancat e këtyre futbollistëve.

Në këtë formacion nuk mungojnë dyshja më e mirë e viteve të fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët ndodhen në vijën e sulmit së bashku me Erling Haaland.

Mesfusha përbëhet nga treshja e Premier Ligës: Jordan Henderson, Kevin de Bruyne dhe Adama Traore, teksa aty është edhe Frankie de Jong.

Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Raphael Varane janë në mbrojtje, teksa në portë Alisson Becker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme