Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet miqësore

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.

Në listën e përzgjedhësit Nees janë përfshirë 25 futbollistë, derisa këto dy takime do t’i shërbejnë atij për ta pasur një pasqyrë sa më reale të ekipit, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor në Prishtinë.

Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars. Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.

SHPËRNDAJE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme