Raiola zbulon emrat e klubeve që kërkojnë Balotellin

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 14:22 | Nga

Mario Balotelli do të largohet nga Nice, pas përfundimit të këtij sezoni.

Italiani do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe agjenti i tij Mino Raiola, po negocion për të ardhmen e tij teksa thotë se ai mund të kthehet në Itali.

“Mario është i gatshëm për rikthim”.

“Ai është pjekur dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numër një”.

“Ai vlen 100 milionë euro, por kontrata i skadon, që kështu është i lirë”.

“Jam në negociata me klube në Angli dhe Itali. Kam biseduar me klube si Juventus, Roma, Napoli dhe Inter” përfundoi Raiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme