Reali refuzon ofertën e Romës për Vazquezin

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 22:42 | Nga

Roma ka bërë ofertë prej 30 milionë eurove për Lucas Vazquezin, por që është refuzuar nga Real Madridi.

Sipas medieve spanjolle, Roma e sheh Vazquez si alternativë nëse dështon transferimi i yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Propozimi ka qenë në vlerë prej 30 milionë euro, por që është refuzuar.

Vazquez shihet si lojtar i duhur për krahun, ndërsa ka edhe tri paraqitje me Spanjën.

Sezonin e shkuar Vazquez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 14 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme