Roberto ndëshkohet me 4 ndeshje mos-lojë për sulmin ndaj Marcelos

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 14:54 | Nga

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto, do t’i mungojë ekpit për pjesën e mbetur të Ligës spanjolle si dhe ndeshjen e parë të sezonit të ri pasi mori dënimin me katër ndeshje mos-lojë për shkak të sulmit ndaj Marcelos së Real Madridit në ndeshjen plot tension të së dielës që përfundoi me rezultat 2-2 në Nou Camp.

Federata Spanjolle e Futbollit e bëri publik njoftimin për ndalim për “sulm ndaj një lojtari tjetër” në publikimin e saj javor disiplinor në ueb-faqen e saj zyrtare

Roberto mori karton direkt të kuq në fund të pjesës së parë pas incidentit me brazilianin.

Gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez shkroi në raportin e tij të ndeshjes se lojtari u largua nga fusha për “sulm ndaj kundërshtarit me krahun e tij me forcë të tepruar derisa topi nuk ishte në afërsi për të luftuar për të”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme