Rodrygo i jep lamtumirën Santosit mes lotëve, gati për Realin

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Rodrygo Goes i ka dhënë lamtumirën Santosit, është gati për aventurën e re me Real Madridin.

Talenti 18-vjeçar brazilian, Rodrygo Goes, pritet të jetë pjesë e ekipit të Zinedine Zidane sezonin 2019/20.

Të mërkurën Rodrygo luajti ndeshjen e fundit me Santosin, fanellën e të cilit klub e barti që nga fëmijëria, derisa ka bërë 80 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola me ekipin e parë.

 Atij iu organizua një ceremoni lamtumirëse në stadiumin e Santos, derisa më pas doli edhe para gazetarëve, konferenca e fundit si lojtar i ekipit brazilian.

Si lojtari ashtu edhe klubi, patën vetëm fjalë pozitive për njërin-tjetrin për këto vite që luftuan së bashku, por që tani ka ardhur koha t’i ndajnë rrugët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme