Ronaldo dëshiron të bëhet futbollisti më i paguar në botë

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 17:36 | Nga

Cristiano Ronaldo ka për synim që të bëhet futbollisti më i paguar në botë te Real Madridi.

Superylli portugez, ishte edhe një herë heroi i Realit, me golin e fitores të shënuar në finalen e Botërorit për Klube ndaj skuadrës braziliane Gremio.

Portugezi e rinovoi 13 muaj më parë kontratën e tij me madrilenët, por, tashmë është prapa Neymar dhe rivalit Leo Messit, në listën e futbollistëve më të paguar – me yllin e Barcelonës i cili fiton rreth 50 milionë euro në sezon.

Por, Ronaldo ka kërkuar rritje page nga hierarkia e klubit, pas fitimi të trofeut të fundit të Ballon d’Or.

32-vjeçari kishte kërkuar edhe më herët rritje të pagës, e cila ishte refuzuar nga presidenti Perez, shkaku i moshës së tij.

Ronaldo me kontratën aktuale fiton rreth 365 mijë funte në javë, derisa Messi thuhet se fiton më shumë se 500 mijë në javë me kontratën e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme