Ronaldo mund të transferohet te Barcelona

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo thuhet se nuk është i lumtur te klubi i Manchester United, andaj ai i ka komunikuar menaxherit të tij, Jorge Mendez, që të kërkojë për ndonjë klub tjetër.

Lajmi “bombë” vjen nga mediat spanjolle, sipas të cilave, ylli portugez mund të transferohet te gjiganti katalanas, Barcelona.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Sport”, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është duke kërkuar për një sulmues.

Xavi dhe Jorge Mendez kanë raporte shumë të mira dhe kjo gjë krijon një lidhje të transferimit të Ronaldo-s në Barcelonë.

Pra, rikthimi i CR7 në La Liga te rivalët e përbetuar të Real Madrid-it, për të cilët 36 vjeçari luajti për nëntë sezone, do të bënte një nga transferimet më të bujshme në historinë futbollit.

Kujtojmë që nga ardhja e trajnerit gjerman Ralf Rangnick në stolin e Manchester United, Cristiano ka humbur disi formën që kishte në fillim.

Ronaldo u rikthye te Manchester United pas 13 vjetësh kur la “djajtë e kuq” duke u transferuar nga Juventus-it në verën e kaluar.

Ai gjatë këtij sezoni me klub anglez, ka luajtur në 21 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 14 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme