Sadiku tregon kur do debutojë me Levanten

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 19:48 | Nga

Levante u mund në derbi nga skuadra e Valencias, ndërkohë sulmuesi i ri i ekipit të La Ligas, bomberi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, nuk u grumbullua as në këtë sfidë.

Ndërkohë që debutimi i tij pritej që në ndeshjen e parë ndaj Realit të Madritit, të gjithë u habitën kur emrin e Sadikut nuk e gjetën as në listën e të grumbulluarve për ndeshjen që Levante luajti kundër Valencias. “Telesport” kontaktoi me sulmuesin kuq e zi për të mësuar më shumë rreth situatës së krijuar.

Armando Sadiku tha shkurtimisht për sajtin sportiv se “vonesa e debutimit ka ardhur për shkak të një dëmtimi, që do vonojë edhe për dhjetë ditë të tjera debutimin me ekipin e Levantes”-tha Sadiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme