Salah i gatshëm për ndeshjen me Rusinë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 15:44 | Nga

Agjenti i Mohamed Salahut ka konfirmuar se sulmuesi i Egjiptit është i gatshëm për lojë.

26-vjeçari mungoi ndaj Egjiptit të premten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, për shkak të lëndimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Gjithsesi, Salah pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Rusisë.

Agjenti i tij, Ramy Abbas Issa, ka shkruar në Twitter se: Salah është i gatshëm.

Salah shkëlqeu sezonin e fundit me Liverpoolin duke shënuar 44 gola në 52 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme