Salah mund të bëhet më i shtrenjti në histori

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:14 | Nga

Skuadrat më të mëdha të Evropës pritet të bëjnë garë të fortë për të siguruar nënshkrimin e egjiptianit që po shkëlqen këtë edicion në fanellën e Reds.

Gjigantët e Europës janë duke bërë gati oferta për asin e Liverpool, Mohamed Salah, që do të jenë më të larta se shuma e paguar për Neymar.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain mund të sfidojnë njëri-tjetrin për të siguruar nënshkrimin e egjiptianit, që mund të largohet nga Anfield Road gjatë verës.

Të tre klubet e dinë mirë se për ta larguar atë nga Liverpool duhet shumë e madhe parash, ndaj janë gati të paguajnë 200 milionë funte, duke kaluar 198 milionët që u paguan për Neymar verën e shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme