Sarri dëshiron ta mbajë Higuainin

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se dëshiron ta mbajë Gonzalo Higuainin, por ‘varet nga klubi dhe Juventusi’.

Higuain iu bashkua Chelseat në formë huazimi nga Juve në afatin kalimtar të janarit dhe edhe pse ka shënuar vetëm tre gola, e ka shndërruar vetën në zgjedhjen e parë në sulmin e “Bluve të Londrës”.

Raportohet se Chelsea mund të mos e blejë përfundimisht argjentinasin dhe për këtë ka folur tashmë edhe Sarri.

“Po, natyrisht, por varet edhe nga klubi, varet edhe nga Juventusi”, u përgjigj Sarri kur u pyet nëse dëshiron ta mbajë 31-vjeçarin.

“Situata e tij nuk është e qartë në këtë moment. Mendoj se ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe të ketë kohë për t’u përshtatur në Premierligë. Mendoj se është në gjendje për ta bërë këtë”.

“Ai duhet të përmirësohet fizikisht, mentalisht, por mendoj se do të jetë në gjendje të bëjë mirë për pjesën e mbetur të sezonit”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme