Shkëmbimi Politano-Spinazzola drejt dështimit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Roma thuhet se ka refuzuar të lejojë Interin të kryejë ekzaminime të mëtejshme mjekësore mbi Leonardo Spinazzola dhe marrëveshja e shkëmbimit me Matteo Politano mund të shembet.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Giallorossët kanë refuzuar kërkesën e rivalëve të tyre për një test shtesë fizik përpara shkëmbimit të propozuar të lojtarëve këtë dimër.

Interi nuk ishin të kënaqur me testet fillestare mjekësore të mbrojtësit anësor dhe donin të ndryshonin kushtet e marrëveshjes në kontratën me Romën.

Nerazzurriët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Giallorossët, të cilët aktualisht nuk pranojnë të ndryshojnë marrëveshja fillestare mes dy klubeve dhe mund të humbasin Politanon.

Nëse ata nuk mund të gjejnë një zgjidhje, marrëveshja mund të dështoj dhe të dy lojtarët të qëndrojnë në klubet ku janë.

Interi thuhet se po përpiqen të modifikojnë marrëveshjen e shkëmbimit në një huazim me mundësi blerje për Spinazzola, por Giallorossët nuk janë të kënaqur me kushtet e reja. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme