Shtyhet edhe gara e Azerbajxhanit në Formula 1

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Gara e Shpërblimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, e paraparë të mbahet më 7 qershor, është shtyrë si rezultat i krizës së koronavirusit, njofton BBC të hënën, transmeton Koha.net.

Gara që mbahet në rrugët e Bakus, është gara e radhës që është shtyrë. Organizatorët kanë thënë se do të shikojnë me autoritetet e Formula 1 për të caktuar një datë të re.

Deri më tash tetë gara në Formula 1 janë prekur nga kriza e koronavirusit. Shtatë gara – në Australi, Bahrejn, Vietnam, Kinë, Holandë, Spanjë dhe Azerbajxhan – janë shtyrë, ndërsa gara e Monacos është anuluar tërësisht për këtë stinor.

Sipas planit aktual gara e parë e stinorit në Formula 1 do të jetë ajo e Shpërblimit të Madh të Kanadasë më 14 qershor. Mirëpo, gara në Montreal po ashtu mund të vendoset të shtyhet, pasi Kanada sot është bërë vendi i parë që ka paralajmëruar se do të bojkotoj Lojërat Olimpike në Tokio nëse ato mbahen sipas orarit këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme