Shtyhet ndeshja City -West Ham

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Pas ndeshjeve që janë shtyrë në Bundesligë, Eredivise dhe atë të Belgjikës, Pro League është shtyrë edhe ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe West Hamit në Premier Ligë, raporton Goal.

Këto ndeshje janë shtyrë për shkak të stuhive Ciara dhe Sabine, që kanë kapluar këto vende.

Stuhia e fuqishme e quajtur Ciara kishte nisur nga Oqeani Atlantik për të vazhduar drejt veriut të Evropës, mëngjesin e së dielës.

Manchester City përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar se për shkak të kushteve ekstreme të motit nuk do të zhvillohet ndeshja e sotme ndaj West Hamit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e forta mund të arrijnë shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë, që gjithashtu pritet të shoqërohen me reshje të mëdha të shiut dhe rrufe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme