Son bëhet objektiv i Bayernit

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i rrezikshëm i Tottenhamit mund të përfundojë tek kampioni evropian gjatë verës

Bayern Munichu është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, gjiganti bavarez duket se ia ka vënë syrin sulmuesit të Tottenhamit, Son Heung-min.

Në rast se sulmuesi jug-korean nuk e vazhdon kontratën me klubin anglez, atëherë do të intervenojë kampioni aktual evropian.

Sonit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me rrogë prej më shumë se 200 mijë funtesh në javë, njofton “Football Insider”.

Son nga ana e tij është duke e shqyrtuar këtë ofertë.

Por, ndërkohë atë e josh edhe interesimi i klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme