Sot, dita e shortit për Kupën e Botës “Qatar 2022”

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Sot, më fillim nga ora 18:00, në Doha të Katarit, do të mbahet ceremonia e ndarjes së grupeve përmes shortit, për Kampionatin Botëror, Qatar 2022.

Në vazon e parë, pos Katarit si shtet mikpritës, do të jenë edhe tetë skuadrat më të mira të kualifikuara në ranglistën e FIFA-s.

Në vazon e dytë do të jenë kombëtaret që renditen nga vendi i tetë deri në vendin e 15, ndërsa në vazon e tretë janë skuadrat nga vendi i 16 deri në vendin e 23.

Vazoja e fundit do t’i përmbajë kombëtaret nga vendi i 24 deri tek i 28-i, së bashku me tri kombëtaret e tjera që përfaqësojnë fituesit e “play off-it”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme