Spalletti: Do të na duhet më shumë se një natë pa gjumë për ta pranuar

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 08:50 | Nga

Luciano Spalletti ka thënë se humbja e Interit 3-2 ndaj Juventusit do të shkaktojë më shumë se një natë pa gjumë për “Zikaltrit” për ta pranuar, duke shtuar se nuk është dashur të përfundonte ashtu.

Interi luajti me 10 lojtarë për më shumë se 70 minuta, pasi Matias Vecino mori karton të kuq në mënyrë kontroverse, derisa Miralem Pjanic ishte me fat që s’u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

“E kam të vështirë ta vlerësoj… nuk mendoj se situatat u trajtuan në mënyrë të barabartë”, tha Spalletti për Mediaset Premium duke iu referuar ndarjes së drejtësisë në fushë nga Daniele Orsato.

“Mbi të gjitha, ndeshjen e humbëm sepse përdorem shumë energji duke luajtur me 10 lojtarë. Në fund, ai barazim 2-2 ishte kaotik dhe i pafat. Ekipi meritoi rezultat më të mirë. Kjo ndeshje do të thotë shumë për ne, për tifozët, për të gjithë. Do të duhet më shumë se një natë pa gjumë për ta pranuar këtë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme