Sporti brutal i dambes po kërkon të arrijë audiencën globale

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 14:42 | Nga

Tijjani Zakari futet në ringun e boksit me rërë, në veri të Nigerisë, ndërsa lidh grushtin e tij të djathtë me një litar më të trashë e po ashtu edhe parakrahun.

Ai afrohet te kundërshtari i tij. Për më pak se një minutë ai i dha kundërshtarit një goditje të fortë dhe e rrëzoi. Mijëra shikues brohoritën. Ai fitoi përballjen.

Ky është dambe, një stil i moçëm i boksit afrikano-perëndimor, që tradicionalisht ishte aplikuar nga njerëzit e grupit etnik Hausa. Dambe po bën një rikthim në Nigeri tash.

Dy grupe po kultivojnë këtë stil të luftimit, me shpresë që ta bartin atë jashtë vendit. Njëri grup është liga e klubeve të dambes, që njihet si Asociacioni i Ligës së Boksit Tradicional të Nigerisë. Tjetri është Dambe Warriors, që promovon sportin “online” dhe transmeton ngjarjet “live”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme