Torino dëshiron yllin e Dortmundit

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 09:55 | Nga

Torino janë të interesuar të nënshkruajnë me Emre Mor para ditës së fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi aktualisht luan për Borussia Dortmundin, turku ka qenë i pëlqyer shumë edhe nga Interi.

Pasi transferimi te Interi dështoi, lojtari ka një tjetër mundësi të luajë në sezonin e ri në Serie A.

Sipas ekspertit të tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio, 20-vjeçari është synimi primar i trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Çmimi i lojtarit është rreth 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme