Trajneri i Uruguait: Duhet të punojmë kolektivisht e të tentojmë ta ndalim Ronaldon

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:47 | Nga

Trajneri i Uruguait Oscar Tebarez ka thënë se nuk do të jenë të paqetë para ndeshjes me Portugalinë, megjithëse e di që Cristiano Ronaldo nuk mund të ndalet nga vetëm një futbollist.

Roanldo ka qenë në formë fantastike në Rusi, duke shënuar katër gola në tri paraqitje, për ta ndihmuar kampionin e Evropës Portugalinë që të arrijë në mesin e 16 më të mirave.

Në stadiumin Fisht, ku do të përballen Uruguai dhe Portugalia, të shtunën në Sochi të gjithë sytë do të jenë te pesë herë fituesi i Topit të Artë, nga i cili do t’i kanoset rreziku më i madh ekipit të Tabarezit.

“Besoj se Cristiano është një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ai është lider i ekipit. Sigurisht që nuk do ta markojë Godin, por do të jetë një punë kolektive”, tha ai.

“Atë nuk mund ta ndalë një lojtar. Duhet të punojmë kolektivisht dhe të tentojmë ta ndalim, ose të përgjysmojmë efektin e asaj që mund të bëjë ai”.

“Nuk jemi të fiksuar. Është e vështirë për të fituar, veçanërisht nëse nuk jeni të fokusuar. Kështu që do të sillemi si gjithmonë”, shtoi ai.

Të ngjashme