Tre skuadra nga katërshja e madhe në Angli, pas Draxler

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 11:52 | Nga

Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain.

Ani pse aty kaloi vetëm një verë më parë, më shumë gjasë gjermani mund të kalojë në Premier League.

Janë tre skuadrat, nga katërshja e madhe, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool që kërkojnë shërbimet e mesfushorit, sipas Mirror, përcjellë Klan Kosova.

Arritja e Neymar në Parc des Princes dhe nënshkrimi i mundshëm i Mbappe, kanë rritur spekulimet se Draxler duhet ta shqyrtojë të ardhmen në Paris.

32 milionët që kanë ofruar të tri klubet angleze nuk ju kanë mjaftuar drejtuesve të PSG-së që të binden ta lënë të lirë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme