Trippier, një mbrojtës që Anglisë po i shërben për sulm

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 11:56 | Nga

Kur seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate bëri të ditur listën përfundimtare me emrat e futbollistëve për botërorin “Rusia 2018”, të shumtë ishin ata që pyetën se si ekipi do të jetë në gjendje të kompensojë mungesën e një mesfushori kreativ.

Kush do të krijojë raste për lojtarët në fazën e sulmit, në veçanti për qendërsulmuesin Harry Kane, transmeton Koha Ditore.

Përgjigjja është mësuar në Rusi, ndonëse për disa duket e pabesueshme: mbrojtësi i krahut të djathtë Kieran Trippier. Lojtari i Tottenhamit është treguar ndër më të mirët e turneut tek Anglia.

Bazuar në statistikat e “Optas”, tre krijuesit më të mëdhenj të rasteve në botërorin “Rusia 2018” janë Neymari i Brazilit, Kevin De Bruyne i Belgjikës dhe Trippieri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme