Tuchel pret 200 milionë funte nga klubi për transferime, zbulohen edhe tre objektivat kryesore

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel mund të presë që klubi të investojë shumë para në përmirësimet e skuadrës këtë verë.

Sipas mediumit The Telegraph, skuadra e Tuchelit do të investojë deri në 200 milionë funte apo 230 milionë euro më lojtarë të rinj pas suksesit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Blutë duan të fitojnë titullin në Ligën Premier dhe të shkojnë përsëri larg në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, mesfushori i West Ham United, Declan Rice dhe anësori i Wolves, Adama Traore, janë ndër synimet kryesore të klubit këtë verë.

Trajneri gjerman Tuchel do të jetë shumë i lumtur me një sulmues të ri, pasi ai nuk është i bindur nga Tammy Abraham dhe veterani Olivier Giroud.

Roman Abramovich pritet gjithashtu t’i dorëzojë Tuchelit një kontratë të re pas sezonit të tij të suksesshëm debutues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme