UEFA nuk e vlerëson problematike thirrjen “Kosova është Serbi”

Beograd | 03 Nën 2017 | 22:47 | Nga

Partizani i Beogradit nuk do të dënohet nga UEFA për koret raciste të tifozëve “Kosova është Serbi”.

Në sfidën e kthimit në Beograd me Skënderbeun, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.

Megjithatë, duket se nuk do të ketë dënim nga UEFA. Me dashje apo pa dashje, zëdhënësja e Partizanit të Beogradit tha pas ndeshjes se e kanë njoftuar UEFA-n me ato që do të ndodhin në stadium kundër Skënderbeut dhe besoni apo jo, thirrjet “Kosova është Serbi” nuk ishin të ndaluara nga UEFA.

“UEFA-n e kemi njohur me rregullat. Gjithashtu ia kemi treguar banerin që ishte shpalosur në stadium (Car Llazari). Fjalët e ndaluara ishte fjala “shqiptare”, kurse “Kosovo is Serbia” nuk ishte e ndaluar”, tha ajo kur u pyet nga një gazetar shqiptar nëse presin tani dënim nga UEFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme