UFC zgjodhi përballjet më të zjarrta dhe luftëtarët më të mirë për vitin 2020 – mbesin jashtë Khabib dhe Conor

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Viti 2020 ka qenë një vit jo aq i zakontë edhe për UFC-në, shkaku i pandemisë me coronavirus, derisa festuan vitin e 28-të.

Sporti i arteve parciale të përziera, me seli në ShBA, kishte shumë sfida në këtë vit, duke detyruar presidentin Dana White që të zhvendoste përballjet në një ishull në Abu Dabi.

Aty, të gjithë yjet e MMA-së janë testuar për COVID-19, para se të fillonin luftën e tyre, në mënyrë që të shkonte i gjithë procesi mirë dhe ashtu ndodhi.

Por, UFC ka bërë përzgjedhjen e betejave më të zjarrta që janë zhvilluar gjatë vitit që lamë pas, derisa janë përzgjedhur edhe yjet më të mirë. Aty mungojnë Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, që nuk ishin mjaftë aktiv në këtë vit kalendarik.

Dagestanezi u pensionua pas fitores ndaj Justin Gaethjes, derisa irlandezi po rikthehet në UFC pas pensionimit të tretë brenda katër vitesh.

Përballjet më të zjarrta që janë zhvilluar në vitin 2020 sipas UFC-së:

10 – Vicente Luque – Niko Price (rimeç)

9 – Jon Jones – Dominick Reyes

8 – Frankie Edgar – Pedro Munhoz

7 – Rose Namajunas – Jessica Andrade (rimeç)

6 – Justin Gaethje – Tony Ferguson

5 – Dan Hooker – Paul Felder

4 – Josh Emmett – Shane Burgos

3 – Dustin Poirier – Dan Hooker

2 – Deiveson Figueiredo – Brandon Moreno

1 – Zhang Weili – Joanna Jedrzejczyk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme