Unitedi kërkon fitore ndaj Watfordit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi dhe Watfordi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të klubit londinez në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Ligën Premier, ndeshje që zhvillohet në Old Trafford nga ora 15:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë takim pas fitores së madhe ndaj Chelseat dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në hap me një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

View image on Twitter

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, por presin rezultati pozitiv për t’i ikur pozitave të fundit që rrezikojnë rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Matic, Fred; Greenwood, Fernandes, James; Martial

Watford: Foster; Dawson, Kabasele, Cathcart, Masina; Capoue, Hughes; Pereyra, Doucoure, Deulofeu; Denney

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme