Vieri i del në mbrojtje Benzemas, sulmon Linekerin

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 09:09 | Nga

Gary Lineker ka vazhduar në ditët e fundit ta sulmojë Karim Benzeman, ndërsa kulmi i kritikave ishte në ndeshje me Tottenhamin.

Christian Vieri e ka sulmuar anglezin, duke i dal në mbrojtje Benzemas.

“Nuk e di pse Lineker është në televizion”, ka thënë Vieri për beIN Sports USA.

“Ta kuptosh që edhe ai ka qenë sulmues, dhe kur një sulmues nuk shënon dy ndeshje, a duhet ta vrasësh? Ai duhet ta dijë më mirë…”, ka thënë Vieri.

Lineker nuk ka përtuar ta kthej përgjigjen për ish sulmuesin e Juventusit, Interit dhe Atleticos.

“Unë jam në televizion dhe për befasi duhet të flas për futbollin, gjë që janë të involvuar lojtarët”, ka shkruar Lineker.

Lineker ka luajtur në Spanjë te Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme