Wenger e pranon se i ka refuzuar klubet angleze: Jam i Arsenalit

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Arsene Wenger ka zbuluar se i ka refuzuar ofertat e disa klubeve të Premierligës për t’i udhëhequr ato, për shkak të lidhjes së tij në të kaluarën me Arsenalin.

69-vjeçari ka qenë i papunësuar që kur u largua nga Arsenali në fund të sezonit 2017/18, pas 22 vjetëve në drejtim të klubit londinez.

Përkundër që ai nuk e ka kryer detyrën e trajnerit në 17 muajt e fundit, Wengeri thotë se ai ka pasur një numër ofertash për t’i drejtuar skuadrat angleze, mirëpo i refuzoi ato për shkak të lidhjes së tij me ish-klubin e tij.

“Jam njeri i Arsenalit dhe, në fund të fundit, jam një profesionist. Nuk mund të ndalem së punuari”, tha Wengeri për Sky Sports News.

“Unë vendosa të largohem nga Premierligës sepse jam shumë i lidhur me Arsenalin. Kam pasur mundësi të punojë në Angli, por i kam refuzuar ato”.

“Nuk dua të ju tregoj se për cilat klube bëhet fjalë sepse ka njerëz që janë në pozitën e trajnerit aty dhe kjo do të ishte e padrejtë për ta”.

Wengeri, i cili tani po punon si analist për BeIn Sports, i kishte fituar tre tituj të Premierligës dhe shtatë të FA Cup me “Topçinjtë” dhe gjithashtu i kishte drejtuar ata në sezonin 2003/2004, kur e fituan titullin e Premierligës pa u mposhtur asnjëherë gjatë gjithë sezonit.

Pasi arriti ta mbajë Arsenalin në top katërshen e Anglisë për 20 sezone radhazi, Wengeri u përball me disa vështirësi gjatë dy sezoneve të fundit aty, duke përfunduar në pozitën e pestë dhe të gjashtë respektivisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme