Xavi pas barazimit ndaj Sevillas: Do të jetë e vështirë për mua të flejë

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Sevilla dhe Barcelona luajtën një barazim të tensionuar dhe argëtues 1-1 në “Sanchez-Pizjuan”

Të dyja skuadrat hynë në lojë të dëshpëruara për fitore – Sevilla do të kishte bërë presion të vërtetë ndaj Real Madridit në krye të tabelës, ndërsa Barcelona do ta kishte ngritur veten në top katërshe. Asnjëra nuk ndodhi, por barazimi ishte i drejtë, duke marrë parasysh të gjitha gjërat.

Sevilla kaloi në avantazh në minutën e 32-të me anë të Papu Gomez. Teksa, Barcelona gjeti golin e barazimit në goditjen e pjesës së pare, me Ousmane Dembele.

“Është një ndjesi e hidhur”, tha Xavi pas ndeshjes në komentet e marra nga Marca.

“Mendoj se përformuam mirë, por padyshim që duhet të përmirësohemi. Ne kemi fituar një pikë, por duhet të jemi të durueshëm. Ne duhet të insistojmë në këtë sistem të lojës, ne jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Xavi.

“Është e vështirë të pranosh, të mos fitosh. Do të jetë e vështirë për mua të fle. Mendoj se duhet të kishim fituar. Sevilla ka shumë eksperiencë dhe shumë të mirë taktikisht, por unë largohem nga këtu i pakënaqur. Por nesër do të shikoj prapa dhe do të mendoj se luajtëm mirë. Paraqitja, nga stoli, mendoj se ishte shumë e mirë. Mendoj se këtë duan njerëzit e Barcelonës. Rezultatet tregojnë gjithçka, por mendoj se ne shijuam disa momente të mira dhe ekipi luajti shumë mirë”, përfundoi Xavi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme