Z Mobile Prishtina – Rahoveci, FBK zbulon datën e Superkupës

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në basketbollin kosovar ishin Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar në fund u shpall kampione pas një serie fantastike të finaleve.

Përveç titullit të kampionit, Z Mobile Prishtina fitoi edhe Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti pikërisht Rahovecin.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe datën kur do të zhvillohet Superkupa e Kosovës.

Kësisoj dy ekipet, Rahoveci dhe Prishtina do të përballen më 22 shtator, ku do të jetë edhe fillimi i edicionit të ri në basketbollit kosovar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme