Zviceranët e duan Pajtim Kasamin në EURO20

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Pajtim Kasami mund të ftohet nga Kombëtarja e Zvicrës për Kampionatin Europian që nis nga muaji qershor.

Kasami asnjëherë s’ka luajtur me Zvicrën në kompeticionet e rëndësishme si Kupa e Botës apo Kampionati Europian. Madje ai ka një kohë të gjatë që s’është ftuar nga trajner.

Megjithatë për shkak të formës fantastike që ka te Baseli gjatë këtij sezoni (31 ndeshje, 12 gola dhe 3 asiste), 28-vjeçari mund ta fitoj një vend në listën e Vladimir Petkoviç për ndeshjet e EURO20.

Gjatë votimeve në një gazetë të njohur ‘lematin.ch’, lexuesit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe në këtë listë figuron edhe emri i ish-futbollistit të Fulham, Pajtim Kasami.

Në këtë listë të përzgjedhur nga tifozët janë të pranishëm katër shqiptarë. Me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin dhe Pajtim Kasamin.

Të ngjashme