Zyrtare: Pablo Machin emërohet trajner i Sevillës

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 08:59 | Nga

Sevilla e ka emëruar Pablo Manchinin trajner të ri të skuadrës së parë.

Machin e udhëhoqi skuadrën e promovuar në në La Liga një vit më parë drejt vendin të dhjetë në ligën elitare spanjolle dhe tani pas këtij suksesi është emëruar në stolin e një skuadre shumë më të madhe, si ajo e Sevillës, transmeton Gazeta Express.

Girona e arriti promovimin në La Liga nga Segunda Division për herë të parë nën udhëheqjen e Machin, ndërsa sezonin që sapo lamë pas e mbylli në pjesën e parë të renditjes tabelore të La Ligës.

Machin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sevillën, klub që e siguroi një vend për kualifikime në Evropa Ligë pasi e shkarkoi Vincenzo Montellan në prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme