Zyrtare: Roma emëron trajnerin e ri

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Roma ka bërë të ditur se e ka emëruar Paulo Fonseca në pozitën e trajnerit përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter, pasi Cluadio Ranieri u largua nga kjo pozitë.

46-vjeçari Paulo Fonseca ka pranuar t’i drejtojë verdhekuqët për dy sezonet e ardhshme, ndërsa në kontratën e tij me klubin është edhe një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022.

Claudio Ranieri e kreu detyrën e trajnerit të Romës nga 8 marsi i këtij viti deri në fund të sezonit, mirëpo kontrata e tij ishte vetëm për sezonin 2018.19, derisa Roma ta gjente një trajner tjetër afatgjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme