Zyrtare: Upamecano transferohet te Bayerni

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano nga Leipzig.

Dayot Upamecano do të luajë për FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021, përcjell Gazeta Express.

Lojtari mbrojtës dhe kampionët gjermanë ranë dakord për një bashkëpunim pesë-vjeçar deri më 30 qershor të vitit 2026.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundur të fitojmë Dayot Upamecano për FC Bayern Munchen. Dayot do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në vitet e ardhshme, ne jemi të bindur për këtë” – u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidžić.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme