Sputnik: Ndarja e Kosovës shans për zgjidhjen e konfliktit të shqiptarëve me Serbinë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:50 | Nga

Ndarja e Kosovës është temë e dy anëve të kufirit që i ndan krejtësisht Beogradin e Prishtinën.

Të dy këto qendra lidhur me ndarjen kanë qëndrim e diametralisht të kundërt. Derisa në Beograd kjo temë nuk është tabu, në Prishtinë për këtë variant flitet vetëm në kontekstin negativ.

Ky qëndrim i Prishtinës, për portalin rus Sputnjik që botohet edhe në serbisht, është i çuditshëm sepse, siç shkruan ai, nëse Kosova dëshiron që problemin me Serbinë ta zgjidhë përgjithmonë, ndarja është shans, pos nëse shqiptarët nuk kanë plane të tjera.

Pse është e papranueshme ndarja e Kosovës për Prishtinën dhe për mentorët e saj perëndimorë dhe a mendojnë ata se koha do ta bëjë të veten ashtu që Serbia të vijë në situatë për njohur Kosovën, pyet portali.

“Përgjigjen” për këtë në këtë portal e ka dhënë analisti politik Dragomir Angjelkoviq.

Sipas tij, transmeton Koha.net, është mit të thuhet se koha punon për Prishtinën pasi po ndryshon politika globale dhe kjo nuk u shkon për shtati shqiptarëve. Prishtina nuk dëshiron të flasë për ndarjen sepse e ka agjendën e vet kombëtare të vijëzuar kaherë .

“Për ta zgjidhja e përhershme është krijimi i Shqipërisë së madhe. Kur të vijë momenti i ndarjes së Maqedonisë dhe ekspansionit në jug të Serbisë dhe një pjesë të Malit të Zi. Të gjitha ato që po ndodhin tash për ta është marrja e pozicionit, pra start pozicionues sa më të mirë. Sepse shqiptarët, po ta kishin qëllim rrumbullakimin e shtetësisë, ata do të ishin të gatshëm për kompromis. Meqë këtë s’e kanë qëllim, por e kanë qëllim krijimin e Shqipërisë së madhe, atëherë edhe nuk pranojnë kurrfarë ndarjeje”, thotë Angjelkoviq.

Perëndimi lidhur me ndarjen e Kosovës është në një vijë me Prishtinën. Zyrtarë të tij mendojnë se Kosova është tregim i përfunduar brenda kufijve në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e saj. Pyetjes se a e ka Prishtina për qëllim krijimin e Shqipërisë së madhe dha është Perëndimi në shërbim të kësaj ideje, Angjelkoviq përgjigjet:

Mentorët perëndimorë të Prishtinës duan të kenë krizë të hapur, ata s’i kanë para sysh as serbët e as shqiptarët, por e bëjnë lojën e madhe gjeopolitike me Rusinë. Përpiqen që edhe Gjermaninë ta mbajnë në pat –pozicion, ashtu që në oborrin evropian mund të bëjnë gjithmonë probleme. Në thelb, atyre u përgjigjet më shumë kriza e hapur se sa ajo e mbyllur, përcjell Koha.net.

Ideja për ndarjen e Kosovës ka rrjedhur nga Beogradi nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq dhe ajo nga zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë në Prishtinë është pritur pothuaj me thikë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme