Ekonomia Online
FUNDIT

Dy aksidente njëherazi në Pogradec, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Dy aksidente njëherazi në Pogradec, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Dy aksidente njëherazi kanë ndodhur ditën e sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Në aksidentin e parë një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës. Siç shkruan tch, i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u […]

Dy aksidente njëherazi kanë ndodhur ditën e sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Në aksidentin e parë një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës.

Siç shkruan tch, i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas mjekëve, drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një përgjumje e drejtuesit çka ka sjellë humbjen e kontrollit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti po ashtu ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Të ngjashme