Ekonomia Online
FUNDIT

Deputeti gjerman jep dorëheqje pas debatit për prindërimin me nënë surrogate

Deputeti gjerman jep dorëheqje pas debatit për prindërimin me nënë surrogate

Jens Spahn (CDU) ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag. Ai njoftoi se vendimin e kishte bërë të ditur fillimisht kancelarit Friedrich Merz dhe kryetarit të CSU-së, Markus Söder. Si arsye, Spahn përmendi debatin e vazhdueshëm rreth faktit se ai dhe bashkëshorti i tij janë bërë prindër përmes një […]

Jens Spahn (CDU) ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.

Ai njoftoi se vendimin e kishte bërë të ditur fillimisht kancelarit Friedrich Merz dhe kryetarit të CSU-së, Markus Söder.

Si arsye, Spahn përmendi debatin e vazhdueshëm rreth faktit se ai dhe bashkëshorti i tij janë bërë prindër përmes një nëne surrogate, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.

Në letrën e dorëheqjes ai shkroi se e kishte kuptuar se lumturia e tij personale për të krijuar familje nuk mund të pajtohet më me përgjegjësinë që mbart posti politik.

Sipas raportimeve, Merz kishte kërkuar dorëheqjen e Spahnit, duke vlerësuar se besueshmëria është vlera më e rëndësishme në politikë. Ai e cilësoi vendimin si “të drejtë” dhe “të pashmangshëm”, ndërsa e falënderoi Spahnin për kontributin e tij në drejtimin e grupit parlamentar dhe në punën e koalicionit qeverisës.

Deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, detyrën do ta ushtrojë përkohësisht Alexander Hoffmann.

Të ngjashme