Ekonomia Online
FUNDIT

Përmbyset vetura, dy persona lëndohen nga një aksident në Gramsh

Përmbyset vetura, dy persona lëndohen nga një aksident në Gramsh

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, […]

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, raporton Euronews Albania.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të ngjashme