Ekonomia Online
FUNDIT

“Young Classics” solli në skenë talentet e reja në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival

“Young Classics” solli në skenë talentet e reja në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival

Mbrëmja “Young Classics”u mbajt të hënën në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë në skenë interpretimet e fëmijëve dhe të rinjve të talentuar. Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë ditës, aktiviteti u realizua me sukses, ndërsa publiku ndoqi një program të ndërthurur mes muzikës klasike dhe melodive të […]

Mbrëmja “Young Classics”u mbajt të hënën në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë në skenë interpretimet e fëmijëve dhe të rinjve të talentuar.

Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë ditës, aktiviteti u realizua me sukses, ndërsa publiku ndoqi një program të ndërthurur mes muzikës klasike dhe melodive të njohura.

Në bashkëpunim me Orkestrën dhe Korin e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, në skenë u paraqitën pianisti i ri Ermes Balili, sopranot Ana Tafani dhe Anita Kerhani, tenori Rizah Jahaj, si dhe solistët e Korit “Amadeus”: Elsa Halilaj, Anna Krasniqi dhe Urata Muhadri.

Programi ndërthuri kryeveprat e repertorit klasik me kolonat zanore më të njohura nga filmat Disney, duke sjellë një kombinim mes traditës së muzikës klasike dhe energjisë së interpretuesve të rinj.

“Young Classics” është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili po zhvillohet nga 4 deri më 29 korrik nën moton “Play Music, Not War”. Të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas për publikun, me përjashtim të Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik. Biletat mund të blihen online përmes Rave Travel dhe në pikat zyrtare të shitjes.

Të ngjashme