Komuna e Drenasit ndjen për obligim të njoftoj qytetarët dhe mediat lidhur me pretendimet se kinse Komuna e Drenasit ka favorizuar me tenderë Operatorët Ekonomik “Limora” dhe “G-Eng”.
Komuna e Drenasit nuk favorizon asnjë operator ekonomik, e ne këtë rast as edhe dy të cekurat më lartë. Në aludimet e disa mediave dhe individëve që rastit të fundit janë munduar t’i japin konotacion edhe institucional, duke shpifur kinse lidhjet dhe favorizimet e Komunës për shpërblim tenderësh, aspak nuk qëndrojnë, sepse përzgjedhja e përfituesve të Operatorëve Ekonomik është e rregulluar me Ligjin e Prokurimit Publik.
Komuna e Drenasit për këto shpifje si të individëve dhe atyre mediave që kanë aluduar në favorizime tenderësh, do të bëj padi për shpifje.
Ju sqarojmë se për dy vitet (2017-2018) ku edhe kanë aluduar për këto favorizime, dy Operatorët Ekonomik kanë marr tender prej Komunës si në vijim;
Në vitin 2017, “Liimora” dhe G-Eing” kanë marr punë nga Komuna për kryerjen e shërbimeve në vlerë prej 120,942.32 euro, ne katër projekte.
Ndërsa në vitin 2018, këto dy kompani kanë marr punë nga Komuna për kryerjen e shërbimeve në vlerën prej 151,576.16 euro, gjithsejtë në 6 projekte.
Ne të gjitha këto projekte të marra nga kompanitë në fjalë, sipas Komisionit vlerësues janë përmbushur kushtet dhe kriteret e parapara sipas Ligjit të Prokurimit Publik, çmimi më i lirë dhe tenderuesi i përgjegjshëm, dhe nëse dikush dyshon ne këtë pjesë, mund t’i drejtohet edhe organeve të drejtësisë, por të mos shpifin përmes publikimeve sepse qytetarët po tentojnë t’i qesin lajthitje për qeverisjen transparente të Komunës së Drenasit.
Komuna e Drenasit është e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet për pretendimet e ngritura dhe mund t’i ofrojë qasje zyrtare për secilin tender të fituar.
Po ashtu, kërkojmë nga mediat të mos publikojnë shpifjet dhe supozimet e pa bazuara, sepse po i humbet imazhi institucioneve lokale dhe qendrore dhe besueshmëria ndaj ndershmërisë së zbatuesve të ligjit.