Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se flamuri i vendosur në këtë institucion është dëmtuar pas reshjeve atmosferike të mbrëmshme.
Sipas këtij njoftimi ai është zëvendësuar menjëherë gjatë ditës së sotme.
Njoftimi i plotë:
Përkitazi me artikullin e plasuar në disa portale, për, siç thuhet, “gjendjen e mjerueshme të flamurit në Kuvendin e Kosovës”: Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij.