12-vjetori i Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së ngre flamurin shtetëror në oborrin e Qeverisë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 08:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Qeverisë, ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ceremonisë të pranishëm kanë qenë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë më pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të Kuvendit.

Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.

Në ora 09:10, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Të dy gjithashtu do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.

Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke  filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.

Të ngjashme