Tentoi t’ia marrë flamurin një kolone dasmorësh, arrestohet serbi

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte tentuar që t’ua marr flamurin një kolone dasmorësh. Rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje, thuhet në raport.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme