Sqaron Ambasada e Kosovës në Gjermani: Në aksident vdiqën tre kosovarë, nuk ka viktimë të katërt

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin në Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja Krasniqi me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka.

Ambasada thotë se gabimi në raportim është përmirësuar edhe në mediat gjermane.

“I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, njofton ambasada, transmeton Gazeta Express.

“Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës.

Postimi i plotë i tyre:

Ambasada e Kosovös në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka patur fare.
I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane.
Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen K., falenderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çkado që është nevoja.
Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme