Nga Casablanca për në Algiers nëpërmjet Tunisit, thirrjet e dëgjuara nëpër stadiumet e futbollit dëshmojnë frustrimin e tifozëve të rinj afrikano-veriorë që nuk janë të lidhura me momentet e larta dhe të ulëta të lojës së bukur.
Thirrjet e “F’bladi delmouni!” (“I shtypur në vendin tim!”) në demonstratat që kanë qenë të zakonshme në Algjeri që nga viti i kaluar, kanë origjinën nga tribunat e zhurmshme të ngarkuara nga ultrasit e Raja Casablancas së Marokut, shkruan sot Koha Ditore.
Kënga e ultrasve të klubit “Ultras Eagles” është shikuar afro 9 milionë herë në “YouTube”.
Në ditët e ndeshjes, thirrjet përcillen nga tingujt e daulleve, bombat tymosëse dhe me koreografi të ndryshme.
“Ne jetojmë në një re të errët në këtë shtet. Keni vjedhur pasurinë dhe e keni ndarë me të huajt. Keni shkatërruar gjenerata të tëra”, janë në mesin e vargjeve të këngës që doli në vitin 2018.
Për autorin maroken Abdellah Taia, kënga është “dëshpëruese, e kthjellët, e vërtetë dhe pa asnjë zbukurim”.
Khalid, një tifoz me shall të gjelbër që ishte prezent në një ndeshje së fundi, ka thënë se ajo këngë përshkruan jetët e mijëra të rinjve nga zonat e klasës punëtore. Raja Casablanca nuk është përjashtim.