Ekziston një histori në zhvillim nga Associated Press që punonjësit aktualë dhe të mëparshëm kanë akuzuar drejtorin më të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Paqësorin Perëndimor për sjellje raciste, joetike dhe abuzive. Sipas tyre kjo sjellje ka minuar përpjekjet e agjencisë shëndetësore të OKB-së për të frenuar pandeminë e koronavirusit.
Akuzat u parashtruan në një ankesë të brendshme të paraqitur në tetor dhe përsëri në një email javën e kaluar, dërguar nga stafi i paidentifikuar tek udhëheqja e lartë dhe bordi ekzekutiv dhe u mor nga Associated Press. Dy nga autorët thanë se më shumë se 30 punonjës u përfshinë në shkrimin e tij dhe se ai pasqyronte përvojat e më shumë se 50 njerëzve.
Maria Cheng raporton se ankesa e brendshme dhe emaili përshkruajnë një “atmosferë toksike” me “një kulturë të ngacmimit sistemik dhe talljes publike” në selinë e OBSH-së në Paqësorin Perëndimor në Manila, të udhëhequr nga Dr Takeshi Kasai, drejtor i rajonit që përfshin Kinën dhe vendlindjen e tij, Japoninë. Derisa Kasai i mohon akuzat.
AP thotë se ka marrë gjithashtu pjesë të regjistruara të takimeve ku dëgjohet Kasai duke bërë komente nënçmuese për stafin e tij bazuar në kombësinë. Njëmbëdhjetë ish ose punonjës aktualë të OBSH-së që punonin për Kasai i thanë AP se ai përdorte shpesh gjuhë raciste.
Në një email për AP, Kasai mohoi akuzat për racizëm dhe sjellje joetike. Ai tha se pas marrjes së emailit javën e kaluar, ka marrë menjëherë hapat për të komunikuar me të gjithë stafin e tij.
“Unë kërkoj shumë nga vetja dhe stafi ynë. Ky ka qenë veçanërisht rasti gjatë reagimit ndaj COVID-19. Por kjo nuk duhet të rezultojë që njerëzit të ndihen të pa respektuar.” tha ai.