Stamboll: Prokuroria interviston aktorët e njohur turq

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Prokurorët në Turqi janë duke hetuar dy aktorë të njohur mbi dyshimet se kanë fyer qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Prokurorët në Stamboll njoftuan se aktorët Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen janë ftuar për intervistim lidhur me komentet që ata i kanë bërë në një emision televiziv.

Dy aktorët kanë qenë të ftuar në televizionin pro-opozitar, Halk TV. dhe gjatë transmetimit aktori, Akpinar tha se Turqia duhet të zgjedhë qeverinë demokratike ose të shikojë sesi “liderët e saj janë të varur nga këmbët e tyre ose të helmuar bodrumeve”.

Presidenti Erdogan tha gjatë një pronocimi, por pa përmendur emra se “këta janë artistë të rremë dhe do ta paguajnë për këtë” .

Goditja e Turqisë ndaj kundërshtarëve të perceptuar ka kapur deri tani shifren e 77. 000 arrestimeve lidhur me dyshimet për një grusht shteti të dështuar nga një fraksion në ushtri në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme