Stano thotë se BE-ja kërkon më shumë hapa për shtensionimin e situatës në veri

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se BE-ja kërkon më shumë hapa nga Kosova dhe Serbia pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit për të ulur tensionet, si dhe për t’iu rikthyer diskutimeve në kuadër të procesit të dialogut.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se shtetet anëtare të BE-së i kanë mirëpritur vendimet dhe hapat e fundit të marra nga Prishtina për situatën në komunat veriore, duke përmendur reduktimin e pranisë së zyrtarëve të policisë në veri për 25 për qind.

“Janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur të Kosovës, por duhem më shumë hapa. Afatet kohore nuk janë realisht në dorën tonë. Afatet varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat, kriteret dhe zotimet e nevojshme. Për zgjidhjen e krizës aktuale, siç e kemi thënë shumë herë, zgjedhjet e parakohshme duhet të jenë prioritet”, theksoi Stano.

Stano shtoi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë në katër komunat veiore dhe bëri thirrje që të gjithë serbët e Kosovës të marrin pjesë në procesin e votimit.

Kritikat e përfaqësuesit të BE-së nuk mbetën me kaq, ai kërkoi që sa më shpejtë palët t’i kthehen procesit të dialogut.

“Është shumë i rëndësishëm rifillimi i tij dhe krijimi i një dialogu normal dhe adresimi i çështjeve një nga një”, tha Stano, derisa ka përmendur Marrëveshjen e Ohrit dhe Ankesin e saj, Marrëveshjen e Brukselt në shkurt./Klankosova.tv

Të ngjashme