Vetëm pak ditë pasi u largua nga klubi i Partizanit, Sulejman Starova do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner në Kosovë.
Mbrëmjen e të martës, ai është emëruar trajner i skuadrës kosovare të Feronikelit, që militon në Vala Superliga.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti i klubit nga Drenasi, Naser Ramaj, i cili postoi edhe një fotografi në faqen zyrtare të klubit, në Facebook.
“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje trajnerit të ri, njofton Klan Kosova.